Kumanovë, 30 të burgosur nga Shqipëria kërkojnë ndihmë

30 shtetas të huaj, kryesisht nga Shqipëria që vuajnë dënimet në Burgun e Kumanovës, i kanë bërë thirrje përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Komitetit të Helsinkit, Avokatit të Popullit dhe Ambasadës së Amerikës në Shkup që t’i vizitojnë në burg për, siç thonë, tu njohur me padrejtësisë që ju bëhen nga autoritetet e burgut. Ata ankohen për kushtet e rënda dhe mohimin e të drejtës për shetitje jashtë qelive. “Ne jemi këtu prej 6 muajve dhe prej atëherë nuk kemi dal fare nga qelia për shëtitje. Nuk kemi ujë dhe asnjë kusht për jetë. Kërkojmë ndihmën tuaj për shkak se ndodhemi në gjendje të rëndë psikologjike. Meqë na mohohen të gjitha të drejtat ne kemi vendosur të hidhemi në grevë urie prej 72 orësh, ndërsa nëse gjendja nuk përmirësohet do të marrin masa edhe më radikale”, thuhet mes tjerash në letrën e të burgosurve.