Kumanovari kërkon ndihmën e policisë, i është zhdukur bashkëshortja 33 vjeçare

Brengë kryesore e Kumanovës ketyre ditëve është COVID 19 dhe karantina, mirëpo banorit të fshatit Pçinjë të kësaj komune prej mbrëmë i është shtuar edhr një brengë tjetër. Ai e ka njoftuar policinë mbrëmë në ora 20 e 50 se nga shtëpia është larguar në drejtim të panjohur është larguar bashkëshortja e tij 33 vjeçare me iniciale A.A.D. nga i njejti fshat, transmeton Gazeta Lajm.
Policia kumanovare njofton se po punon për gjetjen e saj.