Kumanova e sakrificave kolosale do ta kalojë edhe këtë sfidë!

Në rrjetet sociale ka filluar solidarizimi me Kumanovën, njëjtë me solidarizimet që u bënë me Dibrën, kur i fut në izolim. Ndër të parët solidarizim ka ardhur nga profesori universitar, Sefer Tahiri, shkruan Gazeta Lajm.

“Solidarizohemi me Kumanovën!

Lutemi për Kumanovën dhe kumanovarët, në këto çaste të vështira!
Kumanova e sakrificave kolosale në histori, Kumanova bujare do ta kalojë këtë sfidë sepse zemrën e ka të madhe!”, thekson Tahiri në mesazhin e tij solidarizues.