“Ku shkon me çantë?”, Enca i kthen përgjigje epike ndjekëses

Pavarësisht pandemisë, Enca Haxhia vishet e rregullohet dhe realizon një sërë fotografish të reja.

Së fundi, artistja pozoi e veshur tërësisht në të zeza, teksa çantën dhe atletet që i kishte mbathur i kishte të bardha.

Në mesin e shumë komenteve, një ndjekëse i shkruan “Ku shkon me çantë Ruens ? Bukur, bukur sikur po shkon tek vjerra 😌”.

Enca nuk hezitoi t’i përgjigjej menjëherë dhe shkruan “hahahha te vjerra po shkoja vertet 😂😌”.

Kujtojmë se si shumë prej kolegëve të saj, edhe Enca në këto ditë pandemie ka qenë aktive me këngë (cover) të reja.