Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska ka rezultuar pozitiv me virusin korona.
Këtë informacion e bëri të ditur vetë Petrovska këtë pasdite, pasi që autoritetet shëndetësore e kishin informuar rreth rezultatit të testit për Co vid-19 që është pozitive.
Petrovska tha se nga sot sipas protokolleve shëndetësore do të jetë në vetëizolim.