Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dërgoi mesazh urimi për festën e Kurban Bajramit

– Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Mesazh-urimi i kryetarit Taravari për këtë Bajram lidhet edhe me situatën me pandeminë Covid-19 dhe rëndësinë e përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit “Gëzuar Bajramin të gjithëve! Bota nuk po kalon kohë të lehta, duket se mesazhi i gjithë kësaj situate është më shumë përkujdesje ndaj njëri-tjetrit, më pak egoizëm aspak dinakëri e padrejtësi! Shëndet e mbarësi!” , thuhet në urimin e Taravarit./MIA