Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë uron Konjufcën

Vondraçek, në letrën e urimit, pret që bashkëpunimi i dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Urimi i plotë:

“Shkëlqesia e juaj,

Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta.

Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi

Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona.

Shkëlqesia e juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit çek, Vondráček.