Kryeministri Zaev me administratën qeveritare në eko-aksion

Çdo njeri ka të drejtë në një mjedis të shëndoshë të jetesës, por njëkohësisht dhe secili është i obliguar ta mbrojë mjedisin e jetesës dhe natyrën në bashkësinë e tij lokale, porositi sot kryeministri Zoran Zaev nga SHF “Panajot Ginovski” në Butel ku me administratën qeveritare mori pjesë në aksionin “Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë”.

“Respektimi konsekuent dhe praktikimi i këtyre parimeve paraqet kusht për një shëndet më të mirë, jetë më cilësore dhe më të gjatë të qytetarëve. Shpresojmë se në këtë mënyrë do të ndikojmë edhe në vetëdijen e qytetarëve dhe në përgjithësi mbi qytetarët që të arrijmë t’i ruajmë lokacionet pasi do të përfundojë ky aksion”, tha Zaevi.

Kryeministri informoi për aktivitetet e Qeverisë të cilat janë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit të jetesës, duke theksuar se për herë të parë ndahen mjeteve të veçanta buxhetore ekskluzivisht për uljen e ndotjes së ajrit. Në suaza të atij buxheti në vijim është zbatimi i sipas tij investimit më të madh individual në historinë e vendit për kujdes të mjedisit të jetesës me ndarjen e 10 milionë euro për klimat inverter të cilat dp t’i zëvendësojnë stufat me dru dhe naftë në 10 mijë amvisëri në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kumanovë.

Zaevi përkujtoi edhe në subvencionet që ua ndan Qyteti i Shkupit amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhakëve, si dhe për furnizimin e 562 pastruesve të ajrit në shkolla.