Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka rezultuar negativ në testin e bërë dje për koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas medave vendase, kryeministrit Khan iu morën mostrat për kryerjen e testit, pasi pozitiv ndaj koronavirusit rezultoi Faisal Edhi, kreu i fondacionit Edhi me të cilin Khan kishte zhvilluar një takim javën e kaluar.
Faisal Sultan, mjeku i Khan dhe Edhi-t tha se ka dalë negativ rezultati i testit COVID-19 të kryer me mostrat e marra nga kryeministri.
Pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, mjeku Sultan kishe bërë të ditur se kryeministrit Khan do t’i rekomandojnë kryerjen e testit. Në deklaratën e tij të bërë sot, Sultan tha se “Si kryeministër por edhe si një qytetar përgjegjës kryeministri zbatoi rekomandimin tim dhe pranoi të kryejnë testin”.
Tek Edhi u vërejtën simptomat e COVID-19 disa ditë pas takimit të tij të zhvilluar javën e kalur me Khan në Islamabad. Ndërsa dje u njoftua se Edhi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.
Djali i Edhi-t, lidhur me babain e tij të vendosur në karantinë prej 3 ditësh ka thënë se tashmë nuk vërehen më simptomat e shfaqura më parë.