Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, pas marrjes zyrtare të detyrës së të parit të qeverisë së re, ka bërë sot homazhe te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Hoti së bashku me kabinetin e tij, kanë vënë kurora lulesh tek varri i Presidentit Rugova
“Sot e kemi nisur ditën, me protokollin e nevojshëm, të zakonshëm të kryeministrit kur e merr detyrën”.
“Në nderimet që ne shprehim si kabinet qeveritar, themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova. Pas kësaj, do të jemi në vizitën në Prekaz, tek vendi ku është i shenjtë për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Hoti.