Kryediplomatja gjermane: Edhe Bullgaria e do Maqedoninë e Veriut në BE

Afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është vendim i rëndësishëm strategjik për rajonin, por edhe për Unionin, dhe për atë kjo ishte një nga prioritetet e kryesimit të Gjermanisë me bllokun, ka thënë në një intervistë për radion Dojçe Vele, drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-së në Ministrinë gjermane për Punë të Jashtme Suzane Shic. Ajo ka thënë se Gjermania dëshironte shumë deri në fund të vitit të mbahen konferencat e para ndërkombëtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për fat të keq nuk është e mundur të bindet Bullgaria të japë pëlqim. Megjithatë, ajo ka vlerësuar përparimin e arritur të vendeve kandidate gjatë vitit 2020.

Suzane Shic

“Nëse shikojmë në vitin 2020, na gëzon ajo që Ballkani Perëndimor kishte përparim të rëndësishëm. Edhe pse ndoshta njerëzit e rajonit shpresonin ende më shumë, gota duhet të shikohet si gjysmë e mbushur. Në mars kishte vendim shumë të rëndësishëm nga vendet anëtare të BE-së për fillim të negociata për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – vendim i rëndësishëm politik, i cili arriti madje edhe pas shumë përpjekjeve. Kuptohet se dëshirojmë shumë tashmë në fund të fundit të mbahen konferencat e para për bashkim. Në këtë rrugë arritëm mjaft larg me të dy vendet”

Shic ka potencuar faktin se gjatë këtij viti, vendi është bërë anëtarë i NATO-s, ndërsa ka inkurajuar palët që të vazhdojnë bisedimet gjatë vitit të ardhëshëm.

Suzane Shic

“Në rastin me Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, nuk është e mundur Bullgaria të bindet të japë pëlqim. Por, edhe Maqedonia e Veriut kishte linja të kuqe përmes të cilave nuk mund të kalohej. Tani bisedat duhet të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Megjithatë, gjatë gjithë kohës e bëmë të qartë se çështjet bilaterale, veçanërisht dallimet historike, nuk kanë vend në procesin e zgjerimit. Për atë edhe ne u lutëm që çështjet të cilat kanë të bëjnë me historinë e përbashkët të diskutohen në Komisionin e historianëve të cilën e krijuan të dy shtetet në suaza të Marrëveshjes për miqësi. Përfundimisht, edhe Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të mund të bashkangjitet në BE”

Diplomatja gjermane ka përsëritur se vendi i saj do të vazhdojë të punojë në procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, veçanërisht duke e pasur parasysh se Gjermania në vitin 2021 do të kryesojë me procesin e Berlinit, duke e ndërmarrë kryesimin nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria./SHENJA