Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53 viktima dhe 4.620 raste të reja me CO VID.
Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 24.851.
Midis tyre, 2.754 pacientë janë në spital, nga të cilët 296 janë në aparate për frymëmarrje.
“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me CO VID në Kroaci, janë shënuar 163.992 raste të koronavirusit, nga të cilët 2.420 kanë humbur jetën. Gjithsej 136.721 janë shëruar, nga të cilët 3.466 në 24 orët e fundit”, tha Selia e Mbrojtjes Civile.
Aktualisht në vetëizolim janë 62.270 persona.
Deri më tani, në total 849.714 persona janë testuar, nga të cilët 12.095 në 24 orët e fundit.