Disa milionerë kanë dhënë shumë më shumë se ai për t’i luftuar zjarret në kontinentin e largët.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “Amazon” njoftoi të dielën se do t’i dhurojë 690 mijë dollar për fondin australian.
Pas këtij njoftimi, ai u kritikua shumë në rrjetet sociale, sepse e dha vetëm 0.00059 për qind të pasurisë së përgjithshme.
Shuma prej 690 mijë dollarësh po vlerësohet e vogël në krahasim me pasurinë prej 113 miliardë dollarësh që e ka amerikani.
Organizata e aktorit Leonardo DiCaprio, “Earth Alliance”, është zotuar se do t’i dhurojë 3 milionë dollarë, ndërsa këngëtari Elton John, i cili ka pasuri prej “vetëm” 320 milionë funtesh, i ka dhuruar 1 milion dollarë.
Bezos është kritikuar edhe më parë për shumën e vogël të të hollave që i ka dhuruar për bamirësi, shkruan “Daily Mail”, t