Krimi që tmerroi Kosovën: Detaje të padëgjuara për Xhemajl Mustafën. Çfarë kishe deklaruar për “Bota sot” vetëm dy orë para se të vritej

20 vjet më parë është vrarë Xhemajl Mustafa, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa që nga ajo ditë akoma nuk është zbardhë vrasja e tij.

Që nga atëherë Institucionet e Kosovës nuk e kanë zbardhur vrasjen e Xhemajl Mustafës e vrasësit e tij janë akoma në liri të cilët padrejtësisht ia morën jetën.

Vrasja e tij përbën një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë e cila vazhdon të mbetet enigmë.

Image

Xhemajl Mustafa gjatë fushatës zgjedhore, ku LDK-ja e tij dhe e presidentit Ibrahim Rugova kishte korrur një fitore të madhe.

Foto galeri

Kujtojmë që Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë.

Teksa po hynte në banesën e tij në lagjen “Dardania”, ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona.

Hetimet për vrasjen e tij në fillim i kishte udhëhequr Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i.

Gazeta “Bota sot”, në nderim të veprës madhore të intelektualit, publicistit e atdhetarit të çështjes kombëtare, Xhemajl Mustafa, sjell disa detaje të padëgjuara më parë.

Vetëm dy orë para se dora kriminale të vriste atdhetarin Xhemajl Mustafa, që njëherit ishte edhe publicist i rregullt i gazetës “Bota sot”, ky i fundit i kishte dhënë një premtim redaktorit përgjegjës të gazetës tonë.

Image

Gazeta “Bota sot”, 24 nëntor 2000.

Foto galeri

Bëhet fjalë për një intervistë me presidentin Rugova. Mustafa i kishte dhënë fjalën se për nder të Ditës së Flamurit, 28 nëntor të viti 2000, presidenti historik, doktor Ibrahim Rugova, do të jepte një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur që të siguroj intervistën me dr. Rugovën”, ishin fjalët e Mustafës dhënë redaktorit përgjegjës të gazetës kombëtare “Bota sot”, krejt pak orë para aktit makabër.

Image

Gazeta “Bota sot”, 24 nëntor 2000.

Foto galeri

Por, këto dolën të ishin fjalët e fundit të Xhemës së Lirisë, ashtu siç e quante presidenti Rugova, pasi kriminelët e vranë Mustafën mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje.

Ai ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, la pas gruan dhe fëmijët e tij. Në rastin e vrasjes së tij u mbajt ditë zije dhe shumë njerëz e politikanë, familjes së tij i shprehen ngushëllime.

Vrasja e Mustafës ishte vrasja e tretë politike e pas luftës së Kosovës dhe tronditi skenën politike e cila si shumë vrasje të pas luftës së Kosovës mbeti e pa zgjidhur. Kjo ishte vrasja e tretë e intlektualeve të shquar që shumica ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur.

Image

Pamje nga varrimi atdhetarit, Xhemajl Mustafa. Gazeta “Bota sot”, 24 nëntor 2000.

Foto galeri

Gjatë viteve të 90-ta ishte një nga anëtarët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa, nga viti 1997 e deri ne vitin 2000 kur u vra, shërbeu si këshilltar i lartë politik i presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova dhe zëdhënës për media.

Xhemajl Mustafa ishte i përndjekur politikisht nga UDBA që më vonë ky shërbim famëkeq u njohë me emrin BIA.

Image

Presidenti Rugova dhe Xhemajl Mustafa.

Foto galeri

Në vitin 1999 si gazetar kishte denoncuar pushtetin serb për krimet çnjerëzore, ai morri pjesë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2000 duke marrur shumë vota. I shpëtoi luftës dhe përndjekjes policore dhe ushtarake dhe aktivitetet i vazhdoi duke u bërë edhe anëtar i kryesisë LDK-së ku u dallua si intelektual i shquar dhe një nga figurat më të spikatura të kësaj partie. Po ashtu Xhemajli është i njohur edhe si autor në vitin 1999 botoi edhe veprën e tij me titull “Një lutje për Prishtinën”.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit unikal, Xhemajl Mustafa.