Kremlini “nuk është i gatshëm” të tolerojë trajtimin e BE-së për rastin e Navalnyt

Kremlini ka thënë të mërkurën se nuk është gati që të tolerojë atë që e ka konsideruar si mënyrë të papranueshme të Bashkimit Evropian teksa ka trajtuar rastin e helmimit të Aleksei Navalnyt.

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar të hënën planin francezo-gjerman që parasheh vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve, të cilët dyshohen se kanë helmuar kritikun e Kremlinit me agjent nervor të kategorisë, Noviçok.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë të martën se Rusia mund të ngrijë dialogun me BE-në për shkak se sipas tij, blloku evropian ka dështuar të kuptojë atë që e ka quajtur “nevojë për respekt të përbashkët dialogues”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka përkrahur komentet e Lavrovit të mërkurën.

Ai ka thënë se Moska nuk ka qenë ajo që ka ndalur dialogun me BE-në në të gjitha nivelet, mirëpo është e qartë se nuk ka mundur ta tolerojë bllokun evropian për mënyrën sesi e ka trajtuar Rusinë për rastin e helmimit.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Rusia ka refuzuar të nisë hetim penal për këtë rast, duke arsyetuar vendimin me mungesë provash.