Kovid 19: Në Vuhan do të testohen të gjithë 11 milionë banorët

Tre milionë persona janë testuar deri në fund të prillit në qytetin kinez Vuhan, ku ishte vatra e parë e koronavirusit të ri, ndërsa autoritetet do të insistojnë t’i testojnë të gjithë 11 milionë banorët, njofton agjencia Ksinhua.

Prioritet u jepet qytetarëve të cilët deri më tani nuk janë testuar, banorët e blloqeve banesore në të cilat ka pasur pozitivë ndaj koronavirusit, si dhe personat dhe banorët e moshuar të lagjeve me popullim të dendur, informoi administrata e qytetit.

Institucionet mjekësore kumtuan se gjatë fundjavës është gjetur infeksion në një klaster qytetarësh në Vuhan dhe paralajmëron për valë të dytë të epidemisë.

Ekspertët sqarojnë se testimet e paralajmëruara masive thonë për brengosjen serioze të valës së dytë të epidemisë.