– Në Kinë gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të reja të koronavirusit, që është numri më i vogël i të infektuarve prej 17 marsit dhe për 10 raste më pak se ditën paraprake, kumtoi Komisioni kombëtar për shëndetësi. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, nëntë janë të importuara. Janë zbuluar 44 raste të reja asimptomatike, 10 më pak se ditën paraprake Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga koronavirusi i ri nga fillimi i epidemisë është 82.735, ndërsa nuk ka raste të reja të vdekjes, kështu që numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes mbetet 4.632.
Rajon-Botë Kovid-19: Në Kinë numri më i vogël i rasteve të reja të...