Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov tha se LSDM-ja dhe ai personalisht e dënojnë ngjarjen dhe u bëjnë thirrje institucioneve kompetente deri në fund ta hetojnë ngjarjen me hedhjen e mjetit shpërthyes ndaj objektit të Vllado Misjallovskit, zëvendëskryetar i VMRO-DPMNE-së dhe ta zbulojnë kryerësin.
“Më i thirruri në këtë rast është Naqe Çulev, ministri i Punëve të Brendshme, të cilin ne kemi mundësinë si qytetarë të shohim se çfarë është në të vërtetë dhe si e keqpërdor Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sigurisht, ne kemi pasur mundësinë të shohim se si ai xhiron video për qëllime partie, në vend që të kujdeset dhe të merret me atë që do të thotë të jesh ministër i Punë të Brendshme”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, duke iu përgjigjur pyetjes të gazetarëve në konferencën e sotme për media në Strumicë.
Shtoi se në mënyrë shtesë dëshiron të përgjigjet, siç tha në një lajm të rremë nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski, i cili seriozisht e akuzon LSDM-në për ngjarjen në objektin e Misajlovskit./MIA