Kosovë, theret me thikë një fëmijë

Pas një zënke një i mitur është therur me thikë dhe i njëjti është duke u trajtuar në QKUK. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30 në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se nga i lënduari është kuptuar se kishte një zënkë me një të dyshuar dhe si pasojë e zënkës ka ndodhë lëndimi i viktimës. Tutje policia ka bërë të ditur se i dyshuari është kontaktuar dhe sipas tyre do të lajmërohet në polici në ditët e ardhshme. Rasti është duke u hetuar./21Media