Kosovë, të burgosurat fillojnë prodhimin e maskave

Në Kosovë të burgosurat kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale. Maskat po prodhohen në kuadër të implementimit të planit operativ “Corona Virus”. Maskat e prodhuara nga të burgosurat fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet të tjera shtetërorë. Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesionalë po përdoret material në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, pas kalkulimit të kostos së prodhuar, këto maska kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë.