Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej kur Kosova po funksionon me një qeveri në dorëheqje, ndërsa po bëhën tre muaj që nga zgjedhjet e parakohshme dhe ende nuk ka një marrëveshje për qeverinë e re. Partitë që dolën të parat Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ndonëse po takohen e po bisedojnë, nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pushtetit.
Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Por vëzhguesit thonë se vendi ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.
Skender Krasniqi nga Oda e Afaristëve të Kosovës i tha Zërit të Amerikës se vonesat në formimin e institucioneve prekin çështje të ndryshme siç është edhe miratimi i buxhetit për vitin 2020.
“Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë, edhe vitin e kaluar megjithëse në shtator ishte konsoliduar qeveria e Kosovës, buxheti në muajin shkurt ishte miratuar për këtë vit dhe ka pasur telashet e njejta pra nuk është nonjë risi. Është diçka jo e mirë që nuk po krijohen institucionet dhe po shpresojmë që pasojat të jenë më të vogla sepse atop o ndikojnë në paknaqsinë e qytetarëve dhe bizneseve”, thotë ai.
Në bazë të ligjeve në fuqi qeveria e Kosovës do të duhej të miratonte buxhetin dhe ta dërgonte në parlament deri më 31 tetor, ose deri në afatin e fundit të lejuar që është 31 dhjetori.
Në rast se kjo nuk ndodhë deri me 31 dhjetor, parlamenti mund të autorizoj shpenzimin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar.
Por kjo shumë mund të shpenzohet vetëm deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm thotë eksperti i ekonomisë, Naim Gashi.
“Është e pmundshme të vendoset pë buxhetin pa kaluar në ministrinë e Financave, qeverinë e Kosovës, komisiomet parlamentare dhe seancën plenare. Pra në situatën kur ne kemi kuvend të pakonsoliduar dhe mungesën e qeverisë atëherë ne përballemi me rrezikun e një krize buxhetire me një mars të vitit të ardhshëm ku për pasojë rrezikohet mos paguhen pagat apo të mos funksionojnë institucionet publike shtetërore”, thotë zoti Gashi.
Sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve 2020-2030, buxheti i Kosovës për vitin 2020, pritet të jetë rreth 2.4 miliardë euro apo një milion euro më shumë sesa buxheti i këtij viti.
Por njohësit e fushës së ekonomisë thonë se është koha që të ndryshojë mënyra e ndarjes së tij.
“Mbi 80 për qind e buxhetit të Kosovës deri më tani është shpenzuar në asfalt, mallëra fhe shërbime, paga dhe mëditje dhe në pagesën e skemave sociale. Unë mendoj se qeveria e re duhet t’I jep rëndësi arsimit dhe shëndetësisë sepse janë dy sektorët jetik sa I përket perspektivës zhvillimore të Kosovës mirëpo edhe kthimit të shpresës për të rinjtë tanë që poi kin çdo ditë”, thotë zoti Gashi.
“Kosova nuk ka strategji reale të zhvillimit të vendit se nga të orientohemi dhe cka të kemi prioritet . Në shpresojmë që me qeverinë e ardhshme do të rregullohen shumë probleme dhe bizneset do të trajtohen më mirë se që janë trajtuar deri tash. Prioritet nuk duhet të jenë më autostradat, por duhet të jetë qytetari, biznesi, rritja e punësimit e mirëqenies sepse jemi vend që i ka rreth 70 për qind të popullsisë në moshë pune të papunë”, thotë zoti Krasniqi.
Kosova ishte në situatë të ngjashme edhe në prag të vitit 2019 duke hyrë në të pa buxhetin të cilin parlamenti e miratoi në muajin shkurt.