Kosovë, ashpërsohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ashpërsim të masave në parandalim të pandemisë Covid 19.
Në vendim të ekzekutivit thuhet se institucionet private duhet të mbyllen në rast se ka raste pozitiv me Covid-19.
Derisa kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetizolohen për 14 ditë.

“Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial, të mbyllen zyrat apo institucionet private ku ka raste pozitive. Kontaktet duhet të vetizolohen në shtëpi për 14 ditë. Bartja e maskave të jetë obligative”, tha ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.