Kosovarja mbeti pa leje për vozitje, e voziti shumë shpejtë Lamborghinin e saj

Të shtunën pasdite, policia zvicerane kreu një kontroll të shpejtësisë me pajisjen e tyre matëse laserike.

Në zonat jashtë vendbanimit në Hunzenschëil dhe Hendschiken, janë kapur shtatë vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë, njofton policia.
Vozitësja më e shpejtë ka qenë një kosovare 39-vjeçare, e cila u regjistrua në rrugën Bünztalstrasse me 128 km/h (në vend të 80 km/h të lejuar). Pronares së Lamborghinit, policia zvicerane menjëherë ia mori patentën e shoferit.