Per ata qe nuk e kane kuptuar ende…
1. Une shkruaj pa u frikesuar nga bandat parapolitike, sepse mbaj distance higjienike ndaj tyre, jam i pakompromis ndaj te keqes dhe nuk i nenshtrohem askujt – as me çmimin e jetes.
2. Une shkruaj tekste kritike, sepse jam i pavarur ne ushtrimin e profesionit dhe i pavarur financiarisht. Dhe kete pavaresi nuk ma ka falur askush. E kam arritur ne nje ambient europian ne gare me gazetaret me te shkathte te kontinentit.
3. Une shkruaj tekste kritike, sepse luftoj per te miren publike kudo, e sidomos ne hapesiren shqiptare, e cila perben identitetin tim primar.
4. Shkruaj per arsye publicistike dhe jo per arsye jopublicistike.
5. Une besoj se Kosova (dhe e dashtuna Shqipni) kane ardhmeri (ardhmeni!) vetem nese i largojne nga politika banditet qe ne jeten publike dhe politike kane hyre per te vjedhur. Per kete synim, pra largimin e bandave, sakrifikoj shume. Perhere.
6. Prej askujt nuk kerkoj te pajtohet me mua. Kush ka argumente me te mira, eshte i mireseardhur. Zagaret e nentokes dhe psikopatet qe fyejne e shpifin le te kerkojne ndihme profesionale mjekesore. Mediat sociale nuk jane hapesire e duhur per kretene.
7. Liria nuk eshte dhurate. Eshte pergjegjesi. E kur dikush e keqperdore lirine siç kane bere banditet tane politike qe 20 vjet, revolta e padhunshme eshte minimumi qe kerkohet.
8. Une shkruaj tekste kritike, sepse e di se Kosova nuk ka te ardhme nese vazhdon keqqeverisja nga partite e vjetra dhe me udheheqje te ndyre qe kane degraduar imazhin e Kosoves. Qeverisja e tyre eshte me vjedhe ndonje tender, me pi pak raki nga taksat e qytetareve dhe me shantazhu ndonje biznesmen.
9. Une shkruaj tekste kritike sepse besoj ne vlerat per te cilat kane luftuar shoket e mi si Agim Ramadani.
10. Une shkruaj tekste kritike, sepse per kete e kam nje hapesire: Kohen Ditore. Dhe shkruaj sepse jam pergjithmone i entuziazmuar me vlerat qe kane perfaqesuar Fehmi Agani, Gazmend Zajmi, Pajazit Nushi, Idriz Ajeti, Dervish Rozhaja. Musa Haxhiu, Rexhep Ismajli, Arben Xhaferi, Anton Pashku, Anton Çetta, Nike Prela, Rexhep Boja dhe shume e shume intelektuale dhe dinjitare fetare te Kosoves properendimore.