“Korrupsioni” do të monitorohet nga Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian do të monitorojë të paktën 50 procese gjyqësore për korrupsion ose krim të organizuar në mënyrë të drejtpërdrejt. Përgjegjës për monitorimin do të jenë përfaqësues të OSBE-së të cilët do t’ia paraqesin raportet Komisionit. Se cili gjykim do të jenë nën vëzhgim do të varet se kush akuzohet, nëse ai është person publik, nëse ka pushtet, peshën e krimit, dëmin ekonomik dhe ndikim në veprën penale tek qytetarët. Do të monitorohen edhe veprat penale për keqpërdorim të detyrës, ndërmjetësim gjatë prokurimeve, mashtrim dhe pastrim parash. Gjithashtu do të monitorohen edhe rastet e korrupsionit në shëndetësi dhe arsim, si dhe gjykimet ndaj krimit financiar, trafikimit me njerëz, drogë ose armë. Ministria e Drejtësisë pret që Komisioni Evropian të japë rekomandime për qasje efektive në proceset gjyqësore ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Aktivitetet do të jenë në përputhje me parimet e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit, të drejtën për gjykim të drejtë, të drejtën e mbrojtjes dhe prezumimin e pafajësisë, të përcaktuara në suazat vendore ligjore të autoriteteve nacionale. Metodologjia për kryerjen e monitorimit të gjykimit do të marrë parasysh aspekte të tilla si dimensionet e përdorura për të vlerësuar efektivitetin e çështjeve gjyqësore në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, kategoritë e veprave penale dhe përparësia e tyre – thonë nga Ministria E Drejtësisë.

Gjykata Penale e Shkupit monitorimin e sheh si mundësi që edhe BE të vërej se mbrojtja i zvarrit proceset gjyqësore.

Gjykata është e hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat ndërkombëtare, shoqata joqeveritare dhe media që e ndjekin punën e gjykatës dhe të gjithë monitoruesit e interesuar janë të mirëseardhur të marrin pjesë në seancat kryesore që zhvillohen në këtë gjykatë, e që sipas dispozitave ligjore janë publike. Kuptohet, pjesëmarrja e çdo monitoruesit dhe opinionit tjetër në gjykimet paraqet garanci shtesë për mos- animin, pavarësinë dhe profesionalizmin e gjykatës – njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Gjykatësja supreme në pension, Vera Koço vlerëson që problemet vijnë nga lëndët për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë.

Ky monitorim do të jetë shkak që gjykatësit që e dinë se veprimet e tyre ndiqen, dikush do të kujdeset që të jenë të angazhuar sa më shumë profesionalisht në realizimin e drejtësisë sepse qytetarët në vendin tonë janë shumë të interesuar për atë që do të thotë gjyqësor kredibil dhe a do ta marrin në kohë drejtësinë që e presin – deklaroi Vera Koço- gjykatëse.

Institucionet nuk e dinë kur do të fillojë monitorimi. Jozyrtarisht monitorimi është caktuar për muajin nëntor ndërsa afati për fillimin është 31 dhjetori. Euro- ambasadori Samuel Zhbogar paralajmëroi që ky proces do të zgjasë tre vite dhe do të zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor. BE do të shpenzojë gjashtë milionë euro që të ketë pasqyrë më të qartë për gjendjen në gjyqësor.