Koronavirusi, Trump mund të lirojë të burgosurit jo të dhunshëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën e 22 marsit se po shqyrton një urdhër ekzekutiv për të liruar të burgosur federale të cilët nuk janë të dhunshëm dhe kanë pasur sjellje të mirë.

“Është pak problem, po flasim për të burgosur krejtësisht jo të dhunshëm, po e konsiderojmë si mundësi,” u tha Trump gazetarëve në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Disa shtete të SHBA, përfshirë Kalifornia, New York, Ohio dhe Teksas, dhe New York City kanë filluar lirimin e disa të burgosurve, si dhe ata që janë të moshuar ose të sëmurë për shkak të virusit.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 457 viktima dhe 35,060 të infektuar me Covid-19.