Koronavirusi: Trend pozitiv në Gjermani

Gjermania po tregon disa tendenca pozitive në përpjekjen e saj për të ndaluar vazhdimin e përhapjes së Covid-19, tha në një konferencë shtypi të martën kreu i Institutit Robert Koch – agjencia kombëtare e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Ne kemi disa prirje pozitive, qytetarët kanë ndihmuar këtu. Falënderoj të gjithë. Është e shkëlqyeshme që përpjekjet tona po tregojnë rezultate”, tha Lothar Wieler.

Por, ai paralajmëroi se nuk kishte asnjë shenjë të qartë se numri i infeksioneve po zvogëlohej.

Wieler tha gjithashtu se kishte dallime të forta rajonale në Gjermani dhe këshilloi qytetarët që të mbeten të disiplinuar.

2,082 infeksione të tjera koronavirus u raportuan nga Instituti Robert Koch të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm kombëtar në 125.098. Në total përfshihen 2,969 vdekje.