Koronavirusi/ Shtyhet pagesa e të gjitha faturave deri më 30 prill

Ndër këto masa janë edhe shtyrja e pagesave të të gjitha faturave nga ana e qytetarëve të Kosovës deri me datë 30 prill 2020.

Deri më 30 prill 2020 është shtyrë pagesa e të gjitha obligimeve publike, si ujë, rrymë, ngrohje etj.

“ME do të mbikëqyrë punën e KEK-ut, KED-sit, dhe KOSTT-it për të siguruar furnizim stabil me energji elektrike. Ndërmarrjet e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile të sigurojnë funksionim të rregullt me qëllim të informimit të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimet nuk ndalen deri më 30 prill 2020 edhe për shkak të mos pagesës. Shtyhen deri më 30 prill 2020 pagesa e të gjitha obligimeve publike, si ujë, rrymë, ngrohje etj, ka thënë sot Hoti në në konferencë për media.

Po ashtu, është shtyrë edhe deklarimi i obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve dhe organizatave të ndryshme si dhe prolongimin e pagesës së kredive

“BQK në konsultim me bankat udhëzohen të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën në të cilën gjendemi. Duke e përfshirë në veçanti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill dhe të shqyrtojnë riprogramimin e tyre”.