Koronavirusi në Itali: Të prekurit mbi moshën 80-vjeçare nuk do mjekohen nën masat emergjente

“Planet e hartuara nga zyrtarët e mbrojtjes civile paralajmërojnë se ‘do të jetë e nevojshme të aplikohen kritere për qasje në trajtim intensive” nëse ka shumë pacient, transmeton lajmi.net.Dokumenti, i parë nga Daily Telegraph, propozon që këto kritere “duhet të përfshijnë moshën më të re se 80-vjet”.

Mjekët kanë përshkruar tashmë marrjen e vendimeve për jetë a vdekje se kush mund të trajtohet dhe kush mund të lihet pa trajtuar.Një mjek tha që fati i një pacienti “vendoset nga mosha dhe nga gjendje shëndetësore:, duke shtuar se “kështu ndodh në luftë”.Kryeministri Giuseppe Conte paralajmëroi sot se vendi po hyn në “javët më të rrezikshme”, pasi ai sinjalizoi se Italia ende nuk ka arritur kulmin.Problemet e tjera shëndetësore të një pacienti gjithashtu do të merren parasysh kur caktohen shtretërit në kujdes intensiv, sipas dokumentit të planifikimit.Mjekët gjithashtu do të marrin në konsideratë nëse ka të ngjarë të shërohen gjatë kohës kur pacientët dërgohen në spital.Mjekët italianë kanë përshkruar tashmë se si spitalet janë ‘mbingarkuar’ nga kriza shëndetësore, me Italinë që ka numrin më të madh të rasteve me virusin CO-VID 19 në Evropë.