Koronavirusi mund të dëmtojë rëndë industrinë globale të automjeteve

Koronavirusi i ri mund të dëmtojë rëndë industrinë globale të automjeteve, sipas një studimi të publikuar sot nga një kompani konsultimi “Boston Consulting Group” (BCG).

Vetëm në provincën e Hubeit, në zonën e shpërthimit të koronavirusit, prodhohen rreth dy milionë automjete.

Sipas studimit kjo përbën 8% të ekonomisë kineze.

Për prodhimin e automjeteve tregtare, Hubei është vendi më i rëndësishëm i Kinës pas provincës Guangdong në kufi me Hong Kongun.

Firmat e automjeteve në Hubei kanë ndërprerë prodhimin për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Fabrikat nuk janë mbyllur vetëm në Hubei, por edhe në shumë provinca të tjera kineze.