Koronavirusi, Italia kontrollon me termoskaner edhe fluturimet nga Europa

Italia intesifikon masat e parandalimit të përhapjes së korinavirusit.

Prej ditës së sotme në aeroportet italiane janë vendosur aparatura termoskaner në zonat e mbërritjes së pasagjerëve nga e gjithë Europa.

Deri më tani këto aparatura ishin pozicionuar vetëm në zonat e mbërritjes së udhëtarëve nga Kina.

Në ato aeroporte italiane që ende nuk janë pajisur me aparatura të tillla, kontrolli mjekësor i udhëtarëve do të bëhet nga mjekë e paramjekë vullnetarë të Kryqit të Kuq italian.