Koronavirusi dhe rimëkëmbja ekonomike në fokus të presidencës gjermane të BE

Në fokusin e presidencës së radhës të Komisionit Europian nga ana e Gjermanisë do të jenë pandemia e koronavirusit dhe rimëkëmbja ekonomike, ranë dakord liderët e koalicionit qeveritar gjerman.

Udhëheqësit nga koalicioni gjerman i Unionit Kristian-demokrat (CDU) të Angela Merkelit dhe partisë Social-demokrate (SPD) u takuan dje në zyrën e kancelares për të përpiluar qëllimet e presidencës gjermane, që fillon më 1 korrik., përcjell ATSH.

Nesër, qeveria gjermane synon të miratojë programin për gjashtë muajt e ardhshëm si drejtuese e BE-së.

“Me pandeminë e COVID-19, Bashkimi Europian përballet me një sfidë,” shkruajti koalicioni qeveritar në një deklaratë të shkurtër që përmblodhi bisedimet e djeshme.

“Gjatë presidencës së këshillit, Gjermania do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të zbatuar këtë detyrë së bashku dhe ta bëjë Europën përsëri të fortë”, theksohej në letër.