Koronavirusi, 969 viktima sot në Itali, më i larti nga fillimi i emergjencës

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, numri i të prekurve sot ka qenë 4 401, dje ishin 4 492, që e çon numrin e përgjithshëm të të prekurve në 66 414. Ndërsa viktimat sot kanë qenë 969, numri më i lartë që prej fillimit të emergjencës me koronavirusin, numri total i viktimave ka arritur në 9 134. Edhe të shëruarit sot kanë qenë të pakët, 589, ndërsa dje ka qenë dyfishi i sotëm, për një total prej më shumë se 11 mijë të shëruarash në rang vendi.