Kuvendi dje e verifikoi mandatin e deputetes Snezhana Kaleska-Vançeva e cila vjen në vendin e Mila Carovskës.




Carovska paraprakisht dha dorëheqje nga funksioni i deputetes sepse është propozuar nga ana e mandatarit Zoran Zaev për ta udhëhequr dikasterin e arsimit.
Kuvendi e konstatoi edhe dorëheqjen e Nikolla Dimitrovit, i cili njëjtë si Carovska, duhet të shkojë në pushtetin ekzekutiv, gjegjësisht ta marrë vendin e zëvendëskryeministrit për eurointegrime.
Tani më janë konstatuar dorëheqjet e mandatarit Zaev, si dhe të Lupço Nikollovskit, Radmilla Shekerinskës dhe të Oliver Spasovskit. /MIA





