Konfirmohet data e re e koncertit të Malumës në Tiranë

Ylli botëror Maluma u detyrua ta anulojë turneun në Evropë, ku planifikonte një koncert edhe në Tiranë,.

Koncerti është paraparë të mbahet më 14 mars, por situata e krijuar nga koronavirusi  e detyroi ta shtyjë për një tjetër datë.

Së fundi, Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut “11/11”, ku mësohet edhe data e koncertit në Tiranë.

Data e re e koncertit që planifikohet të mbahet në Tiranë është 6 shtatori 2020.

Përveç Shqipërisë, Maluma do të performojë edhe në disa vende tjera, përfshirë edhe Greqinë, ku u anuluan disa koncerte të tij.

Planet e këtij artisti dhe shumë të tjerëve priten të realizohn me shpresën që e gjithë kjo situatë të kalojë.