Konfirmohen dy rastet e para me Koronavirus në Kosovë

Dy raste me koronavirus janë konfirmuar në Klinikën Infektive të Kosovës. Rastet i konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ku tha se nga analizat e bërë kanë rezultuar dy raste me koronavirus, bëhet fjalë për një 77-vjeçar shtetas i Kosovës dhe një shtetase italiane.