Kompania “Novartis” gjobitet për korrupsion dhe ryshfet

Kompania farmaceutike botërore “Novartis” gjobitet për korrupsion dhe ryshfet të mjekëve, spitaleve dhe klinikave në Greqi dhe në Vietnam me qëllim që pacientëve t’u përshkruhen ilaçet e saj dhe të shfrytëzohet pajisje e saj kirurgjikale.

Ministria e Drejtësisë së SHBA-së bëri të ditur se “Novartis” në Greqi u pajtua për marrëveshjen, e cila parashikon gjobë prej 225 milionë dollarë.

Krahas kësaj kompania u pajtua të paguajë 112,8 milionë dollarë shtesë për barazimin e shpenzimeve për proceset gjyqësore të qytetarëve, plus 8,9 milionë dollarë në emër të veprës penale.

“Novartis” do të dënohet në SHBA për dhënie të ryshfetit mjekëve./MIA