Kompania e Kim Kardashian dhuron 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19

Kim Kardashian ditë më parë bëri të ditur se një pjesë të fitimeve nga linja e re e produkteve të “Skims” do t’i dhurojë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Bukuroshja, me anë të një postimi në rrjete sociale, bëri të ditur se “Skims” po dhuron 1 milion dollarë.

Ky donacion bëhet për t’i mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë, gjatë kësaj krize të krijuar nga pandemia COVID-19.

“Për të mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë gjatë kësaj kohe, unë jam krenare të njoftoj se @SKIMS ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19. Të hënën, ne do të rivendosim koleksionin që filluam së pari dhe duke bërë kështu, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”, ka shkruar ajo.

Ky koleksion do të jetë në shitje që nga 30 marsi në orën 9:00.