Komiteti Olimpik i Maqedonisë i merr të drejtën selektorit Lulzim Vrenezi të jetë pjesë e Delegacionit në Lojrat Olimpike verore në Tokyo

Komiteti Olimpik i Maqedonisë, për herē të dytë brenda 20 viteve bën padrejtësi ndaj selektorit shtetëror në mundje, Lulzim Vrenezi, duke i marrë të drejtën të jetë pjesë e Delegacionit në Lojrat Olimpike verore në Tokyo të Japonisë.

Herën e parë si mundës në vitin 2000, kur kishte bërë gati gjithë valixhet për të garuar në Sydnej, me normë të plotësuar dhe tani 20 vjet më pas si trajner i mundjes.

“(A)pashlleku i kryetarit te KOM mbisundoi, dhe edhe pse trajner i kampionit Nurov, me rezultate të shkëlqyera dhe me licencë nga Federata Evropiane e Mundjes, kundër frymës sportive, kundër çdo ligji dhe rregulloreje, kokë më vehte, vendos që pjesë e Delegacionit ne Tokyo, të mos jetë Lulzim Vrenezi, fitues i Çmimit 8 Shtatori, për merita ne promovimin e shtetit permes sportit. Turp për Komitetin Olimpik!”, ka shkruar gazetari Naim Vrenezi, duke alarmuar këtë padrejtësi ndaj vëllait të tij. Lulzim Vrenezi ka qenë kampion i shumëfisht në mundje në Maqedoni, por disa herë në mesin e më të mirëve në Evropë. (INA)