Komisioni për sëmundje infektvie nesër diskuton për masa të reja kundër K0 VID

Oda e Pavarur e Hotelierisë ka dorëzuar kërkesë zyrtare deri tek Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për pjesëmarrje të gastronomëve në takimin e së hënës, që do të mbahet lidhur me paralajmërimin për mbyllje të plotësishme ose masa restriktive për punën e objekteve hotelierike. Në letër thuhet se kërkesë e tyre gjithashtu është që masat që do të kërkohen nga Komisioni, para se të dorëzohen në Qeveri për miratim, Oda të mund të japë vlerësimet e saja.

Oda e Pavarur e Hotelierisë

“Me pjesëmarrjen tonë kërkojmë që të na mundësohet ti dëgjojmë shqetësimet dhe arsyetimet e antarëve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për të cilat dëshirojnë t’i miratojë masat e paralajmëruara restriktive dhe njëkohësisht të na lejoj dhe mundësojë që para se të njejtat të dorëzon në Qeveri , të na mundësojë të vëmë në dukje mospërputhjet e tyre, efektet e pritura negative dhe pasojat sociale jo vetëm për të gjithë furnizuesit e ushqimit dhe të gjithë industrinë e hotelierisë, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë”.

Sipas tyre Komisioni për Sëmundje Ngjitëse duhet të përpilojë strategji për funksionin e industrisë së hotelierisë në vitin e ardhshëm, në vend se të shpenzojë kohë për masa që nuk do të japin efekt shëndetësor.

Oda e Pavarur e Hotelierisë

“Me letrën tonë të hapur kemi kërkuar përsëri që në vend se të shpenzohet kohë e padobishme në vendime të pjesshme dhe aktuale ad hoc për rekomandime për masa që vetëm do të komplikojnë situatën aktuale në industrinë e hotelierisë pa ndonjë efekt shëndetësor, Komisioni duhet të përvesh mëngët e tij dhe të ndihmojë furnizuesit e ushqimit dhe industrinë e hotelierisë duke kaluar kohën e tyre në përgatitjen e një programi strategjik me masat e propozuara, zgjidhjet, protokolle të destinuara për të gjithë industrinë e hotelierisë për mënyrat e funksionimit në vitin 2021”.

Përndryshe, Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të diskutojë për vendosjen e masave restriktive. Nuk dihet nëse do të vendoset për mbylljen e lokaleve hotelierike në prag të festive të fundvitit, apo për masa të tjera. Paralajmërimet janë që të ketë lockdown të plotësishëm për periudhën 30 dhjetor deri në 8 janar.