Klinika Infektive: Një pacient në gjendje kritike, sot lirohen gjashtë të shëruar

Në Klinikën Infektive të QKUK-së gjenden të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë, prej tyre 48 janë me Covid-19.

Nga 48 pacientët e infektuar me Covid-19:

35 pacientë janë në gjendje stabile
12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
Në mjekimin intensiv gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Në klinikë gjenden edhe dy pacientë të cilët kanë rezultuar negativë për Covid-19, si dhe në pritje të rezultateve janë dy raste.

Në ndërkohë, sot do të lirohen nga klinika gjashtë raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.