Klan M: “Besa Trans” vazhdon të funksionojë ilegalisht?!

Rashçe-Kondovë-Shkup ky është linja e këtij furgoni të Besa-Transit është për çdo ditë. Logoja e kompanisë është hequr ndërsa automjetet dhe regjistrimi janë të njëtat transmeton KlanM. Këtë e konfirmojnë edhe fotografitë e qytetarëve që u dërguan në Redaksinë tonë.

“Linja Rashçe-Shkup e kompanisë Besa-Trans vazhdon të funksionojë por furgonët e kësaj kompanie, gjegjësisht logot e furgonëve janë hequr, ndërsa regjistrimi siç mund të shihet është i njejtë.

Këtë e vërtetojnë edhe banorët e këtij vendi.

A udhëtoni me kombi?

Po udhëtojmë.

Me cilët?

Me Besa-Transin edhe me tjerat. Tash Besa-Transi nuk ka firmë por udhëtojmë.

Si funksionon tash? A ka emer tjetër?

Jo ende nuk kanë vendosur. Kombit janë të njejtë? Po pa emër janë kombit, pa firmë.

“Me cilin kombi udhëtoni?

Me Besën, Mensurin, Elmën. Me të tre kompanitë udhëtojmë. Punojnë ende Besa-Transi. Më duket se punon, firmën nuk e ka tash. Por kombi ka? Po më duket që udhëtojnë. Nuk jam i sigurtë. (43

Ministria e Transportit ua ka marrë licencë për transport dhe e njëta kompani nuk ka leje për të qarkulluar. Por ligji lejon që të hapet kompani tjetër me drejtues apo pronar tjetër por automjetet e njëta nuk ka leje të qarkullojnë pasi u është marrë qertifikata për qarkullim.