Kjo është nisma dhe nënshkrimet se cilët deputetë kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka arritur kërkesa për thirrjen e seancës urgjente që do të mblidhte sërish parlamentin pasi i njëjti u shpërnda në muajin shkurt. Në dokumentin që ka siguruar TV21 nisma krahas deputetëve të LSDM-së, është  firmosur edhe nga deputetë të Besës, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, PDSH-së dhe deputetëve të pavarur. Megjithatë nuk duhet nënshkrimi i asnjë deputeti të BDI-së dhe VMRO-DPME-së.