Kjo është koha kur publikohet bashkëpunimi mes Labit dhe Skerdit

Skerdi dhe Labinot Tahiri kanë njoftuar se sot publikohet kënga e re për të cilën ka javë që janë duke e paralajmëruar.

Artistët me anë të disa postimeve në Instagram bën të ditur se sot nga ora 16:00 publikohet balada e titulluar ‘Gabove’.

Projekti është i punuar edhe me videoklip dhe vlen të theksohet se pjesë e klipit do jetë edhe djali i Labinot Tahirit, Eltoni.