Kjo është gjendja e tanishme brenda Kongresit amerikan përmes fotografive

Qindra protestues prej të cilëve kishte edhe të armatosur thyen dyert dhe dritaret e Capitol Hill në Uashington DC dhe u futën brenda për të penguar certifikimin e votave të Kolegjit Zgjedhor nga ligjvënësit amerikanë të cilët do ta zyrtarizonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, transmeton Express.

Turmat e njerëzve që u futën brenda ambienteve të Capitol Hill në dy dhomat e Kongresit thyen dyer e dritare, prishën statujat e shumta dhe kthyen përmbys zyrat e kongresistëve dhe senatorëve amerikanë.