Kipper fiton çmimin “Mik i Konsumatorëve”

Suksesi i Kipper si kompani u vërtetua dhe nga ICERTIAS (Asociacioni Ndërkombëtar për Certifikim) me çmimin “Mik i Konsumatorëve”.

Ky çmim ndahet pas analizave të shumta në treg dhe mbikqyret nga auditor profesionist te ICERTIAS, i cili çmim u ndahet kompanive që mbajnë marrëdhënie shembullore me klientët e tyre.

Qëllimi i certifikimit të kompanive me këtë çmim të ICERTIAS është të identifikohen prodhuesit e produkteve dhe ofruesit e shërbimeve, që u ofrojnë klientëve të tyre një nivel të lartë mbështetjeje dhe shërbimi derisa zhvillojnë marrëdhënie cilësore dhe miqësore me ta.

Konkretisht, Kipper u vlerësua dhe shpërblye me këtë çmim për:

• Reputacionin për marrëdhënie të shkëlqyera me klientët
• Komunikimin me klientët
• Përvojen e blerjeve që ofron
• Besimin e krijuar nga marrëdhëniet me klientët

Ky çmim i rëndësishëm dëshmon se Kipper, pergjatë viteve të ekzistimit të saj, ka krijuar marrëdhenie cilësore dhe miqësore me konsumatorët dhe është dedikuar që këtë ta bëjë në mënyrë të vazhdueshme.