Kinë, shënohen 2 vdekje të reja nga COVID-19

Në Kinë ku është shfaqur pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) humbën jetën 2 persona tjerë në 24 orët e fundit.

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë thuhet se në territorin e vendit janë shënuar 63 raste të reja të cilat 61 me burim nga jashtë vendit dhe 2 në rajonin Guangdong.

Si pasojë e koronavirusit dje kanë humbur jetën 2 persona në rajonin Hubei.

Me këtë që nga fillimi i pandemisë në Kinë e deri më tani ka arritur në 81.865 numri i rasteve ndërsa në 3.335 numri i të vdekurve ndërkohë janë shëruar 77.370 persona.

Zbatimi i karantinës prej 76 ditëve në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës ku u shfaq pandemia e koronavirusit u hoq më 7 prill.

Gjithashtu bëhet e ditur se pandemia në Kinë, vendi nga ku u përhap COVID-19 është vënë në masë të madhe nën kontroll.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit dje deklaroi se një ditë më parë për herë të parë që nga janari kur filloi numërimi i rasteve me COVID-19 në vend nuk u shënuan vdekje të reja nga koronavirusi i ri.