Kina vlerëson se hetimi për koronavirusin është i parakohshëm

Ministria kineze e Punëve të Jashtme bëri të ditur sot, para seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë, se secili hetim për origjinën e koronavirusit do të jetë i parakohshëm sepse shumë vende besojnë se pandemia ende nuk ka përfunduar.
Në sesionin, në të cilin temat kryesore do të jenë iniciativa e Australisë për zbatimin e një hetimi të tillë, presidenti kinez Si Xhinping do të flasë përmes një video-lidhje.
Kina po përballet me akuzat se fillimisht ka tentuar që ta fshehë epideminë, përkujton Bi-Bi-Si.
Rezoluta e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Australisë e cila bën thirrje për hetim ishte mbështetur nga 116 vende. Që të miratohet, rezolutën duhet ta mbështesin dy të tretat e 194 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme. Kina ashpër e kundërshtoi iniciativën e Australisë muajin e kaluar./MIA