Kina ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut me 51 milionë euro

Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës, Kina ka ofruar ndihmë financiare me vlerë të përgjithshme prej rreth 51 milionë dollarë, në arsim , fushën mjekësore dhe shëndetësore, hulumtime shkencore dhe fusha të tjera. Kështu ka informuar sot ambasadori kinez në Shkup, Xhang Shou, në konferencën e mbajtur për media, me rastin e fillimit të vitit 2020. Duke folur për vitin e shkuar dhe ngjarjet që shënuan atë, ambasadori kinez ka theksuar se në vitin 2019 është thelluar ndërveprimi i ndërsjellë politik mes dy vendeve dhe sipas tij, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar zgjerohet në vazhdimësi.

Xhang Suo, Ambasadori kinez

“Duke shfrytëzuar kredi nga Kina me kamatë të ulët, u lëshua zyrtarisht në përdorim autostrada Miladonovcë-Shtip, ndërsa ka përfunduar pjesa më e vështirë e tunelit në autostradën Kërçovë-Ohër. Presim që ata të luajnë rol edhe më aktiv në promovimin e zhvillimit të përbashkët të Evropës Qendrore dhe Lindore. Vitin e kaluar, numri i turistëve kinez, që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut ka arritur në 14.000 njerëz. Bilanci tregtar mes dy vendeve tona ka arritur rreth 650 milionë dollarë amerikan, ndërsa me këtë Kina mbetet partneri më i madh tregtarë i Maqedonisë së Veriut, jashtë Evropës”.

Duke folur për sfidat e vitit 2020, ai tha se ky vit është i rëndësishëm për Kinën që të thellojë bashkëpunimin pragmatik me Maqedoninë e Veriut dhe se shpreson që të dyja palët do të vazhdojnë të thellojnë besimin e ndërsjelltë politik.

Xhang Suo, Ambasadori kinez

“Të dyja palët do të zgjerojnë bashkëpunimin bilateral në fushën e tregtisë, investimit, energjetikës, bujqësisë, infrastrukturës, kulturës dhe turizmit, si dhe në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë dhe mjekësisë tradicionale kineze. Kina shpreson se së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut do t’i mbrojnë të drejtat legjitime dhe interesat e kompanive kineze, qytetarëve dhe turistëve, se do t’i respektojnë interesat bazë të njëri tjetrit, do të ndihmohen dhe bashkëpunojnë si çdoherë në veprimtarinë ndërkombëtare”.

Ndërkaq, gjatë muajit të kaluar, Kina i dhuroi qeverisë së Maqedonisë së Veriut 4 milionë euro, në formën e granteve të pakthyeshme në sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, si dhe veprimtari shkencore-hulumtuese, përkatësisht për blerjen e 104 automjeteve të ndihmës së shpejtë, mini busa dhe pajisje për shëndetësi me vlerë.