Kina e Franca zotohen të nxitin bashkëpunimin shumëpalësh kundër COVID-19

Presidenti kinez Xi Jinping thotë se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë brenda kornizave shumëpalëshe, për kontrollin e përbashkët të COVID-19 dhe forcimin e qeverisjes globale të shëndetit.

Presidenti kinez i bëri këto deklarata në një bisedë telefonike me homologun e tij francez.

Emmanuel Macron-i u shpreh nga ana e tij se Franca është e gatshme të punojë me Kinën për të promovuar bashkëpunimin brenda kornizave të tilla si G20-a dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të mposhtur pandeminë e koronavirusit dhe për të përballuar ndikimin e saj mbi ekonominë botërore.(Vera)